Telegrafi

Arrestohen dy persona në Istog, dyshohet se kanë vjedhur vegla pune

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Istog, të dyshuar për veprat penale “vjedhje”.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se në Stacionin Policor në Istog, me datën 21.02.2020, është paraqitur një rast ‘vjedhje’ nga viktima i cili deklaron se në vendin e tij të punës i janë vjedhur mjete të punës.

Ndërsa me datën 23 shkurt 2020, rreth orës 16:00, pas një hetimi paraprak janë arrestuar të dyshuarit: S. M. i lindur me 1988 m/k/sh  F. B. i lindur me 1992 m/k/sh.

Policia bën të ditur se gjërat e vjedhura janë gjetur tek i dyshuari i dytë dhe të njëjtat janë sekuestruar për t’ia kthyer pronarit.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë./Telegrafi/