Telegrafi

Arrestohen dy persona në Han të Elezit, dyshohet se vodhën rreth 200 litra naftë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Han të Elezit, të dyshuar për një rast të vjedhjes.

Siç njofton Policia, personat e arrestuar janë të moshës 26 dhe 21 vjeçar, transmeton Telegrafi.

“Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në orën 02:15, kishte pranuar një informacion për një rast të vjedhjes që kishte ndodhur në afërsi tek vendi i quajtur  ‘Ura Kashanit’ në vend punishten e Hekurudhave të Kosovës.

Në lidhje me këtë hetuesit policor pas një pune intenzive, grumbullimit të infomacioneve në terren, kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tyre dhe sot rreth orës 17:00 kanë arrestuar dy personat me inicialet S.R. (M.K) i moshës 26 vjeçar dhe N.R (M/K) i moshës 21 vjeçar me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhje” ku dyshohet se në punishten e Hekurudhave të Kosovës kanë vjedhur: 150 m kabllo elektrike, 4 akumulatorë (bateri) makinash, 20 pjesë nga 3 m të çelikut dhe rreth 200 litra derivate të naftës”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se, Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/