Site icon Telegrafi

Arrestohen dy persona në Gjilan, të dyshuar për prostitucion

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në fshatin Livoq të Gjilanit, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “prostitucion”.

Policia bën të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurorit i shteti, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër kosovare, nën dyshimin se të njëjtit e kanë kryer veprën penale ‘prostitucion’. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarve të t’ju shqiptohet fletëparaqitje për kundërvajtje dhe të njëjtit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version