Telegrafi

Arrestohen dy persona në Gjilan për armëmbajtje pa leje

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan të hënën në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar dy persona L.Z. (2003) dhe Sh.Xh. (1994).

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se personat janë arrestuar për veprat penale ““Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

“I arrestuari i parë ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej tre vite e tetë muaj për veprat penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ndërsa personi i dytë ishte i kërkuar po ashtu në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata me dënim burgimi prej dy vit e tre muaj për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ “, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se pas përfundimit të procedurave të dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Tutje bëhet e ditur se drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. /Telegrafi/