Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00, pas një pune operative të kryer nga ana e policisë në lagjen “Kolonia” në Fushë Kosovë, patrulla policore ka ndaluar dy personat të dyshuar të cilët në momentin e ndaljes nga ana e policisë ishin duke bërë fotografi me një revole gasi.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Të dyshuarit janë arrestuar nga ana e policisë dhe dhe janë intervistuar lidhur me rastin si dhe është sekuestruar një revole me gaz, e tipit “VALTRO” kalibër 9mm, si dhe një karikator”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/