Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë.
Policia njofton se arrestimi i tyre ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, transmeton Telegrafi.
“Rasti për të cilin është arrestuar i dyshuari: K. A . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ndodhur me datën 08.04.2021 në një lokal në rrugën ‘Abedin Sogojeva’ në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia njofton se gjatë kryerjes së kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit, hetuesit policor përveç disa provave materiale që ndërlidhen me rastin e sipër shënuar, kanë hasur në personin e kërkuar nga Gjykata Themelore, M.G. femër, 19 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar K.A është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa e dyshuara M.G. sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar në Qendrën Korrektuese në Lipjan, për vuajtje të dënimit”. /Telegrafi/