Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Ferizaj, të cilët dyshohen se kanë kryer vjedhje në Shtime.
Policia bën të ditur se dy të arrestuarit janë të moshës 27 vjeçar, transmeton Telegrafi.
“Mbrëmë rreth orës 23:40, Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të arrestojë dy persona me inicialet : SH.S ( M/K) dhe F.Z (M/K) që të dy të moshës 27 vjeçar, me dyshimin se me datën 10.11.2021 kanë kryer vjedhje në Shtime”, thuhet në njoftim.
Tutje, në komunikatë thuhet se në lidhje me këtë, policia të dy personat e dyshuar i ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit të tyre, në prani edhe të avokatit mbrojtës, janë dërguar në mbajte për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Ndërsa, policia është në kërkim edhe të dyshuarit të tretë, i cili është në arrati. /Telegrafi/