Telegrafi

Arrestohen dy persona në Ferizaj, Policia gjen substancë narkotike në veturën e tyre

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Ferizaj, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike.

Rasti ka ndodhur ditën e mërkure rreth orës 15:00, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi janë ndaluar për një kontrolle dhe gjatë kontrollit të veturës dhe personave janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit heroine”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/