Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Ferizaj, të cilët dyshohen se kanë dhunuar vajza të mitura.
Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore, pasi që dyshohet se të njëjti kanë kryer veprën penale të dhunimit, ndaj viktimave femra kosovare (të mitura)”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/