Site icon Telegrafi

Arrestohen dy persona në Durrës, ushtronin dhunë ndaj bashkëjetueseve

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak të dhunës së ushtruar në familje. Dy persona të moshës 61 dhe 40 vjeç të dy banues në Durrës janë arrestuar në flagrancë pasi kanë ushtruar dhunë ndaj grave me të cilat bashkëjetonin.

Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasit: Ll. Ll., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; T., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, njofton policia.

Gjithashtu është arrestuar në Kavajë një 24 vjeçar i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar automjetin. Gjatë kontrolleve në banesën e të riut policia ka sekuestruar edhe një sasi lënde kanabis si dhe një sasi municioni luftarak.

“Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin M. Gj., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndalur automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version