Dy persona janë arrestuar mesditën e së mërkurës në fshatin Bresalc të Gjilanit, pasi të njëjtëve u janë gjetur dhe konfiskuar 18 kilogramë e 246.9 gramë marihuanë.
Po ashtu, bëhet e ditur se të njëjtëve u janë sekuestruar edhe dy vetura me targa vendore, 355 euro dhe dy telefona.
“Fshati Bresalc, Gjilan 07.09.2022 – 14:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në veturën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe janë sekuestruar 15 kg e 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, pastaj gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar 2 kg e 946.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (total 18 kg e 246.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë), dy vetura me targa vendore, 355 € dhe dy telefona”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është hapur si “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”. /Telegrafi/