Telegrafi

Shkaku i arratisjes së dy të burgosurve, arrestohen dy oficerë të Burgut të Dubravës

Janë arrestuar dy oficerë korrektues në Burgun e Dubravës, pasi që dyshohet se të njëjtit nuk e kanë bërë përcjelljen e dy të burgosurve meshkuj, të cilët kanë arritur që të arratisen nga burgu.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh thotë se të arratisurit janë njëri i komunitetit shqiptar të dhe tjetri shtetas i Maqedonisë.

“Janë arrestuar dy oficerë korrektues në Burgun e Dubravës, pasi që dyshohet se të njëjtit nuk e kanë bërë përcjelljen e dy të burgosurve, të cilët kanë arritur që të arratisen nga burgu. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/