Janë arrestuar të premten në Ferizaj dy persona meshkuj, pasi që në telefonin e tyre mobil është gjetur një video incizim, ku shihet një person i panjohur i gjinisë mashkullore, duke u keqpërdorur seksualisht.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të 24 orëshit të fundit.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/