Policia e Kosovës njofton se në Deçan me datë 05.11.2019, në orën 12:30 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar.
Sipas raportit policor të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi viktimës mashkull K/Shqiptar i kanë marr telefonin mobil dhe duke e kanosur i kanë kërkuar shumën e parave të borxhit të shumëfishuar.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/