Telegrafi

Arrestohen dy meshkuj dhe një femër, u përleshen pas një mosmarrëveshje në trafik

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar dy meshkuj dhe një femër, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë përleshur mes veti.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”, Prishtinë, të martë në ora 14:24.

Asnjë nga të dyshuarit nuk kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/