Janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se kanë grabitur nga viktima femër një çantë krahu në të cilën kishte dokumente personale të viktimës dhe disa para të gatshme.
Policia e Kosovës ka njoftuar se tek të dyshuarit janë gjetur gjësendet e grabitura.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjilan, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.