Sot, rreth orës 11:00, është raportuar për një tentim grabitje në një market në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë, ku dy persona të dyshuar kanë tentuar të kryejnë një grabitje nën kërcënimin e armës.
Ka qenë reagimi i shpejtë, i njësiteve policore të Fushë Kosovës, që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe sekuestruar një revole e tipit TT.
Personat e arrestuar A.A. (18) dhe U.A. (20), shtetas të Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar më mbajtje, ndërkohë që hetuesit e policor po kryejnë veprimet e nevojshme para se rasti të procedohet më tej.