Disa persona sot janë arrestuar dhe janë nxjerrur para gjykatës së procedurës paraprake. Personat janë arresuar nën dyshimet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke manipuluar me subvencionet bujqësore.
Sipas kryetarit në detyrë në Gjykatën Penale, Stojançe Ribarev, policia me arrestimin e të dyshuarve ka filluar prej në mëngjes, ndërsa nuk e di se sa persona janë të dyshuar dhe deri kur do të zgjasë arrestimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB kanë vërtetuar aksionin, ndërsa paralajmërojnë se më tej do të japin detaje./Telegrafi/