Site icon Telegrafi

Arrestohen dhjetëra rusë shkaku që përkujtuan përvjetorin e pushtimit të Rusisë në Ukrainë

Autoritetet ruse kanë qëndruar kryesisht të heshtura në përvjetorin e pushtimit – dhe përpjekjet për të përkujtuar këtë ditë janë anuluar shpejt.

Në Moskë, të paktën tre persona u arrestuan pasi vendosën lule në një monument të poetes së shquar ukrainase, Lesya Ukrainka, tha grupi i të drejtave të njeriut OVD-Info.

Lexo po ashtu Zelensky përshkruan momentin më të vështirë - dhe kush e ka zhgënjyer gjatë luftës me rusët

“Njëra prej tyre ishte duke vendosur lule te monumenti, por në të njëjtin moment ajo u arrestua nga forcat e sigurisë dhe u hoq buqeta”, thuhet në njoftim.

15 persona të tjerë u arrestuan teksa po vendosnin lule në një monument të shkrimtarit ukrainas, Taras Shevchenko në Shën Petersburg, shtoi ai.

Grupi njoftoi se më shumë se 4,300 protestues janë arrestuar gjatë vitit të kaluar në mbarë Rusinë, raporton skynews.

Lexo po ashtu Lufta në numra gjatë një viti

Moska ka futur ligje të ashpra për të kontrolluar informacionin rreth luftës, të cilën ajo e quan një “operacion special ushtarak”.

Ata që diskreditojnë ushtrinë ose kritikojnë luftën përballen me gjoba ose dënime me burg. /Telegrafi/

 

Exit mobile version