Telegrafi

Arrestohen dhe paraburgosen Janakieski dhe Bozhinovski

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-sekretari i përgjithshëm qeverisë, Kirill Bozhinovski, mbrëmë janë arrestuar dhe janë vendosur në burgun e Shuto Orizares.

Kërkesën për paraburgim e ka dorëzuar Prokuroria Speciale, ndërsa mbrëmë Katica Janeva për 1TV tha se deri tani nuk është kërkuar paraburgim pasi ata i kanë respektuar masat e kujdesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka pranuar kërkesën e PSP-së dhe Janakieskit dhe Bozhinovskit ju ka shqiptuar masën paraburgimit për 30 ditë.

Janakieski dhe Bozhinovski janë nën hetime në rastin “Talir”, ndërsa janë të akuzuar në disa lëndë tjera mes të cilave edhe në rastin “Titanik”, për të cilën sot është caktuar seancë në orën 09:30.

Kjo ndodh pasi Gruevski u arratis në Hungari, duke qenë i dënuar me 2 vite burg nga Gjykata Penale.

Mile Janakieski mbrëmë e dënoi ikjen e Gruevskit./Telegrafi/