Telegrafi

Arrestohen burrë e grua në Prishtinë, iu gjet arsenal armësh

Një burrë dhe një grua janë arrestuar mbrëmë nga policia në Prishtinë për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve në Rrugën “Xhaavit Ahmeti” janë gjetur dhe konfiskuar një kallashnikovë me 147 fishekë, një pistoletë me 58 fishekë, gjashtë granata dore, disa krehër të zbrazët të municionit dhe disa paisje për pastrimin e armëve.

Policia ka njoftuar se pas intervitimit të të dyshuarve, me urdhër të prokurorit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/