Site icon Telegrafi

Arrestohen burrë e grua në Gjilan, dyshohen për marrje me prostitucion

Një burrë dhe një grua janë arrestuar të mërkurën në Gjilan, pasi dyshohen për marrje me prostitucion.

Policia njofton se të njëjtit dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

“Gjilan 14.09.2022 – 12:20. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër  kosovar – e nën dyshimin se në këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në raportin policor.

Në lidhje me rastin është konsultuar gjyqtari kompetent, ndërsa të dyshuarit janë liruar.

Rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version