Aktivistët e PSD-së, kanë zhvilluar një aksion kundër konferencës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Dy aktivistë të kësaj partie fillimisht ndërprenë për disa minuta konferencën e Trendafilovës, me “filikaqa”.
Me të dalë jashtë objektit ku po mbahet konferenca, të dy aktivistët e PSD-së por edhe disa aktivistë të tjerë u arrestuan nga Policia e Kosovës.
PSD ka vendosur edhe mbishkrimin “Non Grata” në veturën e gjykatëses Trendafilova. /Telegrafi/