Pas hetimeve të zhvilluara nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz (DHTQNJ), të udhëhequra nga Prokuroria Themelore departamenti i përgjithshëm në Prishtinë, janë arrestuar 12 persona.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Të hënën është realizuar një plan taktik, me ç’rast janë identifikuar dhe janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe 8 të dyshuara femra K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në këtë raport. /Telegrafi/