Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur nëntë raste të dhunës në familje.
Sipas policisë këto raste kanë ndodhur në Partesh, Prishtinë, Ferizaj, dy raste në Pejë, Shtime, Istog, Gjakovë, Malishevë.
Si pasojë e ushtrimit të dhunës në familje policia ka arrestuar dhjetë persona.
Të gjitha rastet e dhunës në familje nga raporti 24 orësh i policisë:
Partesh, 07.05.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e gjykatës dhe ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 07.05.2022 – 07:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari m/kosovar. Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Ferizaj 07.05.2022 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Shtime 07.05.2022-23:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, babanë e tij rreth blerjes së një veture e kishte kanosur verbalisht atë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Pejë 07.05.2022 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovar e. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Istog 07.05.2022-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht bashkëshorten e tij f/kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse viktima është dërguar në strehimore.
Pejë 07.04.2022 – 17:0. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë 07.05.2022 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Malishevë 07.05.2022-18:00 Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar ( babë e birë) pasi të njëjtit kishin ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare duke kërkuar nga ajo që të largohej nga shtëpia e përbashkët ku ata ishin duke jetuar. Viktima është dërguar në strehimore. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/