Site icon Telegrafi

Arrestimi i zyrtarit të ATK-së, policia jep detaje

Policia e Kosovës në Mitrovicë-Veri janë njoftuar për një rast nga njësia policore e Stacionit Policor-Zveçan.

Siç njoftoj është ndalur një veturë që ishte pronë e ATK-së dhe po vozitej nga një zyrtar, së bashku me të ishte edhe një zyrtar tjetër i ATK-së.

Në njoftim theksohet se në veturë janë gjetur mallra të Serbisë për të cilat nuk kishte dokumentacione.

​“Patrulla policore në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, tek ura e Bistricës në një pikë kontroll ka ndalur veturën me targa zyrtare, pronë e Administrata Tatimore të Kosovës të cilën e drejtonte personi L.P. zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK-së) dhe së bashku me të ishte edhe një pasagjeri T.J. po ashtu zyrtar i ATK-së. Gjatë kontrolli të veturës në fjalë në bagazhin e veturës janë gjetur një sasi e barnave të ndryshme me banderola të Serbisë, për të cilat nuk posedonin dokumentacione”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lidhur me këtë në mbajtje është dërguar zyrtari L.P.

“Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi, se i dyshuari me iniciale L.P. dyshohet se ka kryer veprën penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘kontrabande i mallrave’”, kanë shtuar në komunikatën e tyre Policia e Kosovës.

Ndërsa personi tjetër që ishte në veturë është liruar.

“Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me prokurorin kompetent të PPTH-Mitrovicë, ku i dyshuarit L.P. pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndërsa pasagjeri T.J. pas intervistës me urdhër të prokurorit është liruar”, ka përfunduar Policia e Kosovës.

Exit mobile version