Site icon Telegrafi

Arrestimi i Veliajt, “festë” te blloku i sigurisë, kërcet muzika popullore

Përveç reagimeve politike, një grup qytetarësh kanë zgjedhur të festojnë arrestimin e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ata janë mbledhur te blloku i sigurisë ku po qëndron kryebashkiaku dhe nën ritmin e këngëve popullore dhe birrave po shprehin mbështetjen e tyre për vendimin e fundit të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.

Kujtojmë që ky organizim u lajmërua vetëm pak kohë më parë në rrjetet sociale./A2 CNN

Arrestimi i Veliajt, “festë” te blloku i sigurisë, kërcet muzika popullore dhe birra

Exit mobile version