Site icon Telegrafi

Arrestimi i shqiptarit nga Kosova nga policia serbe në kufirin Hungari-Serbi – reagon Ministria e Jashtme

Pas arrestimit të shqiptarit nga Kosova në kufirin Hungari-Serbi, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Përmes faqes zyrtare në Facebook, MPJD thotë se ende nuk e kanë të konfirmuar se autoritetet serbe mund të kenë ndaluar një qytetar të Kosovës.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd ka vendosur tashmë kontaktin me autoritetet serbe në përpjekje për të sqaruar rrethanat”, thuhet në njoftimin.

Tutje MPJD tha se do të njoftojë për detajet e mëtejshme.

Lexo po ashtu Policia serbe arreston një kosovar në kufirin Hungari-Serbi

Ndërkaq, bëhet e ditur se personi i arrestuar është Abaz Beqiraj.

Lajmin e ka konfirmuar, vajza e Abazit, Melihate Beqiraj.

Ajo tha se babai i saj ka qenë në vizitë tek djali i tij në Gjermani ndërsa për arrestimin e tij janë njoftuar nga kompania me të cilën ishte duke u kthyer në Kosovë.

Tutje tregoi se babai i tyre është i sëmurë dhe nuk ka pasur asnjëherë probleme të tilla më parë./Telegrafi/

Exit mobile version