Ministrja e jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka reaguar sot pas arrestimit të kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Arrestimi i pjesëtarit të minoritetit grek ka shkaktuar reagimin e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias.
Në reagimin e saj, ministrja shqiptare thotë se fillimisht duhet t’i lihet drejtësisë të hetohet si çështje, ndërsa u kërkon autoriteteve greke që të monitorojnë nga afër situatën pa presione.
“Blerja e votës është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë dhe të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit kanë prioritet luftimin e saj gjatë kohës së zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përfshirë vëllezërit dhe motrat e minoritetit grek që marrin pjesë në zgjedhjet tona”, ka shkruar ministrja në Twitter.
“Kandidatura e shtetasit shqiptar, Alfred Beleri që kandidon për zgjedhje nga bashkëqytetarët e tij, nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Ai është i barabartë para ligjit si kushdo tjetër. I takon vetëm prokurorëve dhe gjyqtarëve që ta trajtojnë këtë çështje në përputhje me provat”, shtoi Xhaçka.
“Me respekt, u kërkojmë miqve tanë grekë në Athinë që të monitorojnë nga afër e me durim zhvillimin e çështjes, duke lejuar drejtësinë shqiptare të kryejë punën e saj, pa presione të jashtme apo mesazhe përçarëse. Është mirë të mbajmë të informuar Brukselin, por duhet të presim edhe shfaqjen e fakteve”, shkroi ministrja. /Telegrafi/
3/3We respectfully urge our ??friends in Athens to closely monitor the development of the case with patience, allowing Albanian justice to do its work without external pressures or divisive messages. Good to keep Brussels informed,but we should also wait for the facts to emerge.
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) May 12, 2023