Site icon Telegrafi

Arrestimi i Metës, reagon Basha: Po bien brinjët e Trekëndëshit të Bermudës

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.

Ai e cilësuar këtë ngjarje si një goditje për atë që ai e quan “Trekëndëshi i Bermudës.”

Në një postim publik, Basha deklaron se ky zhvillim paralajmëron edhe fundin e pandëshkueshmërisë, duke e lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama.

“Kambanat po bien për Edi Ramën, pasi brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin. Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon dhe fillimin e fundit të tranzicionit. Shqipëria meriton më shumë,” shkruan Basha, duke sugjeruar se kjo ngjarje mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në skenën politike të Shqipërisë.

Exit mobile version