Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës në hyrje të Kuvendit të Kosovës.
Deputetë dhe aktivistë të Vetëvendosjes tentuan ta parandalonin arrestimin e Kurtit, duke u përballur me policinë mirëpo nuk ia arritën.
Policia pas arrestimit të Kurtit, ka hedhur sprej në drejtim të deputetëve të Vetëvendosjes dhe aktivistëve të cilët tentonin të parandalonin futjen e Kurtit në kombin e policë. /Telegrafi/