Site icon Telegrafi

Arrestimi i Gjuriqit provokon mediat serbe, interesohen edhe për njësinë FIT të Policisë së Kosovës (Foto/Video)

Pas arrestimit të drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, mediat serbe kanë publikuar edhe një artikull përmes të cilit kanë “shpjeguar” rreth asaj se kush ishin forcat të cilat e arrestuan Markok Gjuriqin në veri të Mitrovicës.

Në artikull, përcjell Telegrafi, ato kanë shkruar se gjatë ditës së hënë janë shfaqur informacione kontradiktore se cilat forca janë angazhuar nga Prishtina në një përpjekje për të parandaluar Marko Gjuriqin, që të hyjë në Kosovë.

Siç thuhet më tej, janë përmendur njësitë ROSU dhe njësitë intervenuese të Kosovës.

Megjithatë, në një adresim publik, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përmendur se në këtë situatë krize, veriu i Kosovës është rrethuar nga forcat e ndërhyrjes, ROSU dhe FIT.

Dhe në këtë drejtim, mediat serbe kanë shkruar rreth asaj se kush janë pjesëtarët e kësaj të fundit, të cilët, sipas “burimeve të tyre” janë më të shumtë dhe më të pajisur se ROSU?

Sipas tyre, sot e njohur si FIT, kjo njësi speciale e policisë së Kosovës u krijua në vitin 2003.

Fillimisht, siç thuhet më tej, ajo ishte si njësi e ngjashme me SWAT-in amerikan – dy ekipe prej 15 anëtarësh të trajnuar nga dy instruktorë amerikanë.

Pasi që janë të trajnuar dhe pajisur nga ekipi i instruktorëve të veçantë i UNMIK-ut, kishin punuar në këtë fushë në vendet e tyre.

Siç thuhet më tej, ky ekip me përvojë i udhëhequr nga “GIPN” i parë francez dhe pastaj nga trajneri egjiptian “HRF” i cili u bë komandanti i parë i GSI-së. Nga mesi i vitit 2006, për shkak të vështirësive të caktuara, projekti u transformua në nivelin standard të njësisë policore “SWAT”.

Në shtator 2006 u lançua një projekt krejtësisht i ri, me urdhër të shefit të UNMIK-ut. Trajnimi filloi nga anëtarët e kontingjentit të xhandarmërisë franceze të UNMIK-ut. Deri në fund të janarit 2007, grupi i parë ishte gati dhe plotësisht i trajnuar, ndërsa grupi i dytë ishte gati në prill 2007. Këto dy grupe të para përfaqësonin “Ekipin e Parë të Intervenimeve”.

Në fund të vitit 2007, kjo njësi filloi përmirësimin e saj për t’u përballur me sfida të reja dhe kërcënime në ndryshme. Mori emrin SIU, që nënkupton një njësi të specializuar të ndërhyrjes.

Sot, publiku i Kosovës është i njoftuar me FIT / SIU dhe ka midis 70 dhe 90 anëtarë.

Siç shkruajnë tutje mediat serbe, sipas burimeve të tyre, ata janë më të shumtë, më të trajnuar dhe më të armatosur se ROSU.

Nga armët ata janë duke përdorur revolet “Glock 19”, pushkët automatike “MP-5”, dhe Kalashnikov të modifikuar. Ata përdorin automjetet e Renault Sherpa.

Siç përfundohet në tekst, ata kanë autoritetin për të vepruar në të gjithë territorin e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version