Site icon Telegrafi

Arrestimi i Fredi Belerit, qytetarja: Më ofruan 20 mijë lekë për votën time, të vjehrrës dhe të burrit

Disa banorë që janë marrë në pyetje për çështjen e arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himar, Fredi Beleri kanë pranuar para gazetarëve se u janë premtuar para në këmbim të votës.

Një qytetare, e cila tregon se policia i ka marrë nga banesa në orët e para të së premtes, thotë se i janë ofruar 20 mijë lekë (180 euro) në këmbim të tre votave.

“Na është premtuar se do marrim 200 mijë lekë nga Niko Panajoti. Na thanë, 10 mijë lekë njëri, 10 tjetri. Jemi tre veta, unë vjehrra dhe burri,” tregoi ajo para gazetarëve.

Qytetarja shpjegon se paratë në këmbim të votës nuk ia ofroi vetë Beleri, por Niko Panajoti.

Edhe një qytetar tjetër pohoi se i kanë ofruar para për të votuar kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë.

“Na premtuan për lekë ata nga Himara. Fredi Beleri. Unë u thashë nuk dua lekë. Nuk pranuam,” tregoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version