Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida tabaku ka reaguar të hënën në lidhje me arrestimin e një ditë më parë të Rrahman Rrajës, djalit të deputetit të PS-së, i cili akuzohet për dhunë ndaj një vajze.
PD-ja e cilëson arrestimin si fasadë, ndërsa Tabaku u shpreh se po synohet mbyllja e skandalit.
“Arrestim për fasadë, në shkëmbim të heshtjes së opinionit publik. Ka synim edhe mbylljen sa më parë të skandalit”, tha Tabaku.
Ajo ka theksuar se nuk do të tolerohet që përgjegjësit të mos ndëshkohen.
Tabaku tha se PD-ja, do të jetë pjesë e shoqërisë civile në protestën e ditës së sotme në orën 17:30 përballë kryeministrisë. /Telegrafi/