Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në Bruksel, në kuadër të takimit informal të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Xhaçka bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale, se gjatë këtij takimi me homologun grek kanë diskutuar mbi çështjen “Beleri”.
“Theksova qartazi se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është as çështje e të Drejtave të Njeriut, as politike, e jo më një çështje dypalëshe”, deklaroi kryediplomatja shqiptare.
Ministrja ka theksuar në takim me Dendias se “Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin”.
1/3 The meeting w/my colleague & good friend ?? FM @NikosDendias in Brussels was a good opportunity to discuss in a frank manner Mr. Beleri’s case.I made it clear that this is a judicial matter that should not affect the new page we have opened in our bilateral relation. pic.twitter.com/XSH1uTqTaw
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) May 22, 2023
Xhaçka ka deklaruar se “blerja e votës është një shkelje e rëndë e ligjit tonë dhe çështja e tij tashmë është në gjykatë”.
“E vetmja gjë që ne të gjithë mund të bëjmë është të presim me durim që procesi të ecë në rrjedhën e tij dhe të mos paragjykojmë apo hamendësojmë atë”, është shprehur ministrja Xhaçka në takimin me kryediplomatin grek. /Telegrafi/
3/3 The only thing we all can do is to patiently wait for the process to run its course and not prejudge or second guess the proceeding.
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) May 22, 2023