Site icon Telegrafi

Arrestimi i Belerit, Dendias: Skandal nëse nuk ka prova të pakundërshtueshme, informova përfaqësuesit e BE-së

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka reaguar sot pas arrestimit të kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë, Fredi Beleri.

Dendias e ka bërë deklaratën nga Stokholmi ku do të mbahet takimi joformal “Gymnich” i Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Lexo po ashtu Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Sali Berisha: Hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës

Kryediplomati grek shprehet se nëse arrestimi është bërë pa prova të pakontestueshme, rasti është skandal. Po ashtu, ai bën të ditur se ka vënë në dijeni BE-në për arrestimin e Belerit, më konkretisht përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe ministrin e Jashtëm të Suedisë, Tobias Billstrom.

Lexo po ashtu Arrestimi i kandidatit të opozitës në Himarë, reagon Rama: I bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike

“Arrestimi, dy ditë para zgjedhjeve, i anëtarit të minoritetit grek, Fredis Beleris, kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë në Shqipëri, si dhe të një tjetër greku, është skandal nëse nuk ka prova të pakundërshtueshme. E kam informuar përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell për rastin si dhe ministrin e Jashtëm të Suedisë, Tobias Billstrom, i cili mban Presidencën e BE”, tha Nikos Dendias në Twitter. /Telegrafi/

 

Exit mobile version