Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar shtatë persona nën dyshimin se të njëjtit kanë ndikuar dhe penguar hetimet në lidhje me një rast të fajdeve.
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një pistoletë, 5 telefona dhe 7500 euro para të gatshme.
“Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare– Drejtoria e Hetimeve të Krimeve të Rënda me autorizim të Prokurorit ka bastisur disa lokacione dhe ka arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë ndikuar dhe penguar hetimet në lidhje me një rast të fajdeve”, thuhet në raport.
Ndryshe, në mesin e të arrestuarve është edhe avokati Besnik Berisha.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/