Telegrafi

Arrestime për prostitucion në Tiranë

Katër persona, mes tyre dy femra, u arrestuan nga Policia e Tiranës, pasi shfrytëzonin vajza për prostitucion.

Operacioni i koduar “Real” çoi në pranga një 50-vjeçare, e cila me anë të mashtrimit joshte vajza të reja duke u ofruar atyre para dhe sende te tjera me vlerë dhe më pas i shfrytëzonte  për prostitucion, duke i dërguar në hotele të ndryshme në periferi të Tiranës, transmeton TCH.

Kjo e fundit bashkëpunonte me një 62-vjeçar, i cili bënte transportin e vajzave në drejtim të klienteve të tyre me makinë.

Ndërkohë, gjashtë vajza të tjera janë vënë në pranga pas operacionit “Chat Line 2”, ndërsa tri të tjera janë proceduar në gjendje të lirë.

Në një apartament tek ‘Komuna e Parisit’, ato ofronin biseda seksi “online” kundrejt pagesave nga klientë kryesisht të huaj.