Site icon Telegrafi

Arrestime dhe konfiskim armësh për të shtëna në dasma

Foto: Ilustrim

Rastet kur persona të papërgjegjshëm përdorin armët në ahengje familjare është rritur ndjeshëm gjatë sezonës së verës.

Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur pesë raste të tjera.

Fillimisht në Vushtrri është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari pasi që i njëjti në aheng familjar kishte shtënë në ajër me pistoletë. Pistoleta e llojit Ekol me 12 gëzhoja te kalibrit 9 mm është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në Llukavc të Begut në Istog është arrestuar një tjetër dhe nga ai është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 18 fishekë. Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa në fshatin Cernillë të Ferizajt është arrestuar gjithashtu një i dyshuari mashkull pasi që kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë Ekol Special ,kalibri 9 mm, një karikator dhe 4 fishekë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, transmeton kp.

Ndërkohë në Shtime janë raportuar dy raste.

I pari është shoqëruar në stacionin policor dhe pistoleta me gaz është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në rastin e dytë, një tjetër i dyshuar është shoqëruar dhe i është konfiskuar një revole Zastava e kalibrit 6.35mm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Exit mobile version