Telegrafi

“Arresti shtëpiak” i Ronaldinhos në Paraguai – hotel luksoz me pishinë, palestër dhe restorant

Ronaldinho është tashmë jashtë burgut të sigurisë së lartë në Paraguai, por me kusht, pasi pagoi rreth 1.6 milion dollar.

Ai është urdhëruar të qëndrojë nën arrest shtëpiak në një hotel luksoz, pasi ende është nën hetim për mashtrim me pasaporta.

Ish-ylli i Barcelonës , që thuhet se ka një vlerë neto prej 87 milionë euro pasuri, ka pasur probleme me parat në kohët e fundit.

Suitë presidenciale për Ronaldinhon

Legjenda braziliane tani 40 vjeç po qëndron në suitën mahnitëse presidenciale në hotelin Palmaroga në Asuncion.

Përveç pushimi të mirë që do ta bëjë, ky hotel njihet për shërbimin e mirë.

Dhoma kanë ballkonin e vet, TV smart 55 inç, si dhe një vaskë.

Vëllai i Ronaldinho, Roberto de Assis Moreira, besohet të jetë në suitën ekzekutive, dy dyer larg nga suita presidenciale.

Vetë hoteli është pjesë e një ndërtese të shekullit të 19-të, dhe ofron pamje të jashtëzakonshme të Asuncion. Në çatinë e tij është një pishinë e bukur, dhe bar që shërben kokteje.

Sidoqoftë, për shkak të krizës së coronavirus, ky hotel nuk ka punë siç ka pasur më herët.

Aktualisht, kostoja e suitës presidenciale për një natë është rreth 100 euro për një natë, me zbritje të ofruara për shkak të Covid-19.

Arrestimi dhe akuzat 

Ronaldinho dhe vëllai i tij u arrestuan pasi dyshohet se hynë në Paraguai me pasaporta false, duke thanë se kishin shtetësi paraguaiane.

Lojtari po hetohet edhe për pastrim të parave.

Ronaldinho e festoi rilindjen e 40 në burg.  Nëse ai dënohet, Ronaldinho mund të përballet me pesë vjet burg. /Telegrafi/