A.Rr, zyrtar i organizatës ndërkombëtare UNHCR – Gjilan, dyshohet për përfitim të kundërligjshëm të pasurisë, ai ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, duke kontaktuar me persona dhe ju ka premtuar ndërtimin e shtëpive dhe ndarjen e makinave të ndryshme për bujqësi.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh për të dyshuarin A. Rr.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.