Daniel O’Donnell nga Worcester i Anglisë, është arrestuar pasi e ka vënë konin e trafikut në kokë dhe ka bërë ‘selfie’ me të.
Policët e kanë humbur durimin dhe nuk kanë mundur të qëndrojnë indiferent ndaj 20-vjeçarit, që lëvizte me këtë objekt të sinjalizimit, transmeton Telegrafi.
Me t’i kërkuar që ta heqë, ai nuk është sjellë mirë dhe për pasojë është prangosur. Pasi ka kaluar natën prapa grilave, ai i është nënshtruar një interviste ku ka kërkuar falje për veprimin e tij.
Mirëpo, autoritetet nuk e kanë falur dhe e kanë dënuar me 135 funte për ndërhyrje në sistemin e mbarëvajtjes së trafikut. /Telegrafi/