Telegrafi

Arrest për serbin nga grupi kriminal që barti dy tonelata kokainë në vlerë të 170 milionë dollarëve (Foto)

Në Lima të Perusë është ndaluar një serb dhe katër peruan, të cilët janë zënë me dy tonelata kokainë të kamufluar në kuti në të cilat pretendohej të ketë asparagus.

Nuk bëhet i ditur identiteti i të ndaluarve, të cilët kishin me vehte afro 75 mijë dollarë, si dhe një revole, transmeton Telegrafi.

Ata kanë rënë në duart e Policisë, pasi po provonin që sasinë e substancës së ndaluar ta dërgonin në Amsterdam të Holandës.

“Njësitë tona i kanë ndaluar ata, derisa po provonin të kontrabandonin drogën. Është arrestuar serbi që ishte financuesi kryesor i kësaj dërgese, si dhe katër vendas”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Kjo sasi e drogës që do të dërgohet për asgjësim, sikur të shitej në rrugë do të arrinte vlerën e rreth 170 milionë dollarëve. /Telegrafi/