Deepak Malik nga Rajasthan i Indisë, dyshohet se në bashkëpunim me të dashurën e ka vrarë ish të dashurin e saj.
Derisa ajo është arrestuar, 24-vjeçari që është në arrati, e ka bërë një postim në Facebook ku provokon forcat e rendit, transmeton Telegrafi.
“Më kapni nëse mundeni. Mos provoni të ma prekni të dashurën, sepse ai që e ngacmoi u vra si qeni” ka shkruar Malik.
Derisa rasti është nën hetime, llogaria tij është në funksion dhe mund të shihen fotografi të shumta ku ai pozon me armë. /Telegrafi/