Një i dyshuar për grabitje ka arritur të arratiset nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.
Personi me inicialet L.B., të premten rreth orës 11:00, ka arritur t’i përvidhet personelit të qendrës dhe të kalojë rrethojat, duke tentuar kështu t’i shmanget drejtësisë.
Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar, Sokol Zogaj, Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Zogaj ka treguar se policia është njoftuar menjëherë dhe po bënë kërkime me të gjitha njësitet në afërsi të zonës ku gjendet qendra e paraburgimit, pasi që dyshimet janë se i arratisuri gjendet diku afër.
Kjo është hera e parë që dikush është arratisur nga qendra e paraburgimit në Lipjan prejse funksionon ajo.