Telegrafi

Arratisje nga burgu si nëpër filma, të burgosurit amerikanë thyen dritaren e qelisë dhe për pak orë shijuan lirinë (Video)

Tre të burgosur kanë arritur të arratisen nga burgu i Berkeley në Kaliforni, kurse policia ka publikuar pamjet e momentit të arratisjes që ngjante më shumë me filmat aksion të Hollywood-it.

Michael Huto, 29-vjeç, Eric Garner, 41-vjeç dhe Thomas Davidson, 38, kishin qëndruar për pak minuta në qelinë e paraburgimit, ku futen personat që presin verdiktin e plotfuqishëm të gjykatës, transmeton Telegrafi.

Aty zakonisht qëndrojnë të mbyllur deri në gjashtë persona, por atë ditë ishin 15. Një prej tyre ka arritur ta thyej një dritare të vogël, dhe dy të tjerët iu bashkuan në arratisjen përmes kësaj dritare të vogël.

Megjithatë, ata nuk e shijuan gjatë lirinë. Huto është arrestuar shpejt, kurse Garner brenda një ore është rikthyer në qeli e personi i tretë pas më shumë se dy orëve. Që të gjithë janë dërguar në të njëjtin burg ku aktualisht janë në izolim të plotë. /Telegrafi/