Nga Qendra Korrektuese e Lipjanit raportohet se është arratisur një i mitur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:10.
Po ashtu bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori për të mitur.
Ndërkaq rasti është cilësuar si “Arratisje e personit të privuar nga liria”.
“Lipjan 10.01.2024 – 12:10. Nga Qendra Korrektues Lipjan raportohet se i dyshuar i mitur mashkull kosovar, ka ikur nga qendra. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori për të mitur”, thuhet në raport. /Telegrafi/