Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ku po trajtohej një i burgosur.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 14:43.
“Një i dyshuar mashkull gjersa ishte duke u shoqëruar nga zyrtarët policor për trajtim mjekësor në QKUK, ka arritur që të largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Rasti nën procedurë hetimore. /Telegrafi/