Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, sot ka arrestuar dy persona zyrtarë të Shërbimit Korrektues, lidhur me rastin “Arratisje e personit të privuar nga liria”.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur sot rreth orës 04:00, në Qendrën Klinike Universitare, reparti i Ortopedisë, ku po trajtohej një person i dyshuar.
“A.K. mashkull, 23 vjeçar, Shtetas i Republikës së Kosovës, për Veprën Penale, ‘Vrasje e mbetur në tentativë’. I dyshuari ka qenë nën masën e paraburgimit dhe për sigurinë e tij ishin përgjegjës zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Bazuar në rrethanat, në të cilat ka ndodhë rasti , nga policia janë arrestuar dy persona : F. Sh. mashkull, 53 vjeçar Shtetas i Republikës se Kosovës dhe R. Z. mashkull, 42 vjeçar Shtetas i Republikës se Kosovës, të cilët pas intervistimit, me Urdhër të Prokurorit, janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes, nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale ‘mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së’”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/