Policia e Kosovës ka njoftuar se një i burgosur është arratisur nga Qendra Korrektues Smrekonicë.
“Nga Qendra Korrektues Smrekonicë është raportuar se nga ajo qendër kishte ikur në drejtim të panjohur i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte qenë në vuajtje të dënimit”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet. /Telegrafi/